Flash News

E-TJERA

"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim

"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa qytetarët vijojnë protestat kundër resorteve në zonat e mbrojtura.

Në një reagim, delegacioni i BE-së i referohet mbrojtjes së tokës, si një domosdoshmëri dhe jo zgjedhje. Në mesazhin e përcjellë, BE thekson se mbrojtja e tokës mban jetën, duke i dhënë një sinjal të qartë kryeministrit.

“Toka nuk është thjesht sipërfaqja apo gurët mbi të cilët ecim. Ajo është një botë e gjallë nën këmbët tona, plot jetë, procese dhe ekuilibra që shpesh nuk i shohim, por që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën tonë të përditshme.

Kur toka dëmtohet, preket gjithçka: ushqimi ynë, ekuilibri i natyrës dhe e ardhmja jonë. Prandaj, kujdesi për të nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri. Mbro tokën, ajo mban jetën”, shkruan delegacioni evropian në Tiranë.

Më herët, Reuters raportoi në një artikull se Komisioni Evropian ka kërkuar që Shqipëria të veprojë për t’u siguruar që projekti për Zvërnecin, është në përputhje me legjislacionin mjedisor të BE-së, “nëse dëshiron të anëtarësohet në bllok”.

Zyrtarët e Brukselit kujtojnë se avancimi i procesit të integrimit varet edhe nga përmbushja e standardeve mjedisore.

Të fundit