Flash News

E-TJERA

Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!

Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në

Një mjek ka mbajtur sot një fjalim gjatë protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke akuzuar qeverinë për neglizhencë ndaj qytetarëve dhe për një sistem shëndetësor të degraduar. Ai u shpreh se revolta qytetare është pasojë dhe, siç tha, arrogancës shtetërore dhe mungesës së mbrojtjes për qytetarët.

Gjatë fjalës së tij, ai denoncoi situatën në spitale, duke folur për raste të rënda dhe për mungesë dinjiteti në trajtimin e pacientëve, ndërsa kritikoi kryeministrin Edi Rama për fokusin e tij në çështje që sipas tij nuk përputhen me prioritetet e vendit.

Në përmbyllje, mjeku deklaroi se vendi ka nevojë për ndryshim dhe për një sistem të ri të ndërtuar mbi integritetin dhe profesionalizmin, duke theksuar se koha e kësaj mënyre qeverisjeje, sipas tij, ka përfunduar

Të fundit