Flash News

E-TJERA

I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë

I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti

Gjatë protestës përpara Kryeministrisë, një i ri 19 vjeç nga Fani i Mirditës, mori fjalën duke ndarë një histori personale që lidhej me të atin, ish-infermier në Urgjencën e Tiranës.

Ai tregoi një ngjarje të rëndë të ndodhur gjatë punës së të atit, ku sipas tij një pacient kishte humbur jetën në ambulancë për shkak të mungesës së oksigjenit, duke e përdorur këtë si shembull të problemeve në sistemin shëndetësor.

Në fund të mesazhit të tij, i riu iu drejtua kryeministrit Edi Rama, duke thënë se nuk kërkon hakmarrje, por drejtësinë ia lë Zotit, jo vetëm për rastin e familjes së tij, por për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Protestuesi: Jam Everest Bardhi, 19 vjeç nga Fani i Mirditës. Babi im ka qenë dikur infermier, duke ditur se kush është në krye të vendit Ramoviçi, tek urgjenca e Tiranës, i ka vdekur personi për oksigjen në ambulancë. Njësoj si të ngordhë një peshk për ujë në det. Turp. Kauza e parë për babanë tim. I them kryeministrit se nuk do të hakmerrem, të kam lënë të madhin zot, gjynahet do të t’i kthejë i madhi zot jo vetëm të babit tim, por të të gjithë shqiptarëve.

 

 

Të fundit