Flash News

Bota

Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit

Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq

Ndeshja e shumëpritur mes Brazilit dhe Marokut në Grupin 3 të Kupës së Botës 2026 mund të mos nisë sipas programit për shkak të motit të paqëndrueshëm në New Jersey.

Reshjet intensive të shiut dhe parashikimet për stuhi me shkarkesa elektrike kanë vënë në alarm organizatorët, vetëm pak orë para sfidës që do të luhet në stadiumin “MetLife”.

Sipas protokolleve të sigurisë në fuqi në SHBA, prania e rrufeve brenda një distance prej 12.8 kilometrash nga impianti sportiv detyron ndërprerjen ose shtyrjen e aktivitetit deri në përmirësimin e kushteve.

Në rast aktivizimi të këtij protokolli, futbollistët duhet të largohen menjëherë nga fusha, ndërsa tifozët udhëzohen të zhvendosen në zonat e mbrojtura të stadiumit.

Autoritetet dhe organizatorët po ndjekin në kohë reale zhvillimet meteorologjike për të vendosur nëse takimi do të zhvillohet sipas planit apo do të pësojë vonesa.

Megjithatë, pavarësisht pasigurisë së krijuar nga moti, interesimi për përballjen mbetet shumë i lartë, me Brazilin dhe Marokun që synojnë ta nisin aventurën e tyre botërore me tre pikë.

Të fundit