Flash News

E-TJERA

Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën

Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma

Një aksident ndodhi ditën e sotme në Korçë ku një 3-vjeçar humbi jetën dhe një 44-vjeçare u lëndua.

Fqinjët kanë folur të tronditur, ndërsa janë shprehur se kanë dëgjuar zhurmën dhe më pas kanë parë fëmijën të shtrirë.

“Dëgjova zhurmën. Sapo ikën nga shtëpia ime dhe dëgjova zhurmën që krisi, dy zhurma të mëdha krisën.

 E dëgjova, erdha në moment këtu, kur pashë fëmija ishte shtrirë në xhade. E ëma po qante mbi fëmijën, e mbuluar komplet me baltë. Edhe e ndihmuam.

 I hodhëm ujë fëmijës, po ai nuk reagonte. Atje ishte edhe drejtuesi i mjetit. Po rrinte me ne, çfarë të bënte? Të tërë aty në kokë ishim”, u shpreh një banore.

Të fundit