Flash News

E-TJERA

Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne

Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne

Në podcastin “Elevate” të moderuar nga Floriana Garo, mjeku Ilir Alimehmeti foli për ndikimin e stilit modern të jetesës në shëndet, duke theksuar se rrjetet sociale dhe ekspozimi i vazhdueshëm ndaj informacionit krijojnë stres të madh psikologjik.

Ai u ndal te dëmet e duhanit, duke nënvizuar se nuk sjell asnjë përfitim biologjik, ndërsa lidhet me sëmundje të rënda, plakje të parakohshme dhe probleme riprodhuese, raporton Politiko.

Gjatë bisedës me Florianën, Alimehmeti theksoi rëndësinë e cilësisë së jetës krahas jetëgjatësisë, duke argumentuar se lidhjet familjare, socializimi dhe përfshirja aktive e të moshuarve në familje ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor dhe fizik.

Sipas tij, të moshuarit që jetojnë pranë familjes kanë më pak rrezik për sëmundje neurodegjenerative, ndërsa aktivitetet sociale dhe intelektuale si dominoja apo sudoku ndihmojnë në ruajtjen e funksioneve njohëse.

Një pjesë e madhe e diskutimit iu kushtua ushqyerjes. Alimehmeti kritikoi ushqimet e ultra-përpunuara, sheqerin e shtuar dhe konsumimin e lëngjeve të frutave të shtrydhura, të cilat sipas tij mund të kenë sasi sheqeri të krahasueshme me pijet e gazuara.

Ai rekomandoi ushqime sa më natyrale dhe sezonale, shmangien e produkteve të përpunuara, drithërave të mëngjesit dhe vajrave industrialë, duke vlerësuar veçanërisht vajin e ullirit, percjell Politiko.

Mjeku u ndal gjithashtu te rëndësia e aktivitetit fizik, duke paralajmëruar për rritjen e obezitetit tek fëmijët dhe pasojat e jetës sedentare. Sipas Alimehmetit, kombinimi i lëvizjes së përditshme me një ushqyerje të ekuilibruar mbetet baza kryesore për një jetë më të shëndetshme dhe më cilësore.

PJESE NGA INTERVISTA

Alimehmeti: Ndikimi me shumë vetë, sepse njerëzit janë bërë për të komunikuar maksimumi 50 deri në 100 vetë. Mendoni pak jetën tuaj, nuk keni më shumë se 50 apo 100 vetë njerëz të ngushtë që t'i quani të ngushtë, pra familjarë, shokë të ngushtë, kolegë të ngushtë, nuk janë më shumë se 50 deri në 100 vetë këta. Ndërkohë çfarë ndodh? Ne sot jemi në kontakt me 100 mijë vetë përmes rrjeteve sociale, me 1 milion vetë. Truri jonë nuk është bërë gati për ta pasur këtë lloj ndërveprimi kaq të madh. Shkakton stres kjo.

Garo: Nëse do zgjidhje një do zgjidhje lënien e duhanit apo jo?

Alimehmeti: Duhanin e kemi me prova të sigurta, të dëmit madhor që bën dhe fatkeqësisht konsumohet shumë në Shqipëri, pra po të jetë për Shqipërinë ky është patjetër numri një.

Garo: Dhe kur flitet për duhanin specifikisht, pse duhet ta lërë dikush duhanin?

Alimehmeti: Kjo është pyetje e bukur. Ka një arsye, për çdo gjë që bëjmë në jetë neve, kemi një benefit, kemi dhe një kosto, çdo gjë që ka jeta. Përsa i përket anës biologjike, pra po flasim puro si biologji, duhani nuk ka pothuajse asnjë lloj efekti beneficial. Pra nuk na sjell asgjë. Nuk ka asnjë lloj efekti pozitiv dhe ka të gjitha efektet negative të mundshme.

Garo: Dhe tek efektet negative të mundshme?

Alimehmeti: Pra po të bëjmë një llogari neve kosto-efikasitet, nuk ka asnjë efikasitet dhe është totalisht kosto. Që nga ana shëndetësore deri te ana monetare. Deri dhe tek ana shoqërore deri diku. Pra sëmundjet i dimë të gjithë se çfarë shkakton duhani, nga më të këqijat, të plota, edhe plakje më të hershme, edhe probleme seksuale e riprodhuese.

Garo: Plakja është realisht më e hershme me duhanin?

Alimehmeti: Absolutisht po. Absolutisht po. Njerëzit nuk e ndajnë dot këtë se kjo do varet nga gjenetika, kjo do varet nga hallet e tjera, për shembull ti ke duhan po ke dhe një ajër të ndotur, se dhe kjo hyn në të njëjtën llogjikë. Pra duhani në një vend ku është ajri i pastër dhe duhani në një vend ku është ajri i ndotur. Pse? Se ka një sinergji ndërmjet këtyre dy tymrave. Pra këto dy lloje tymrash funksionojnë më fort nëse është dhe ajri i ndotur dhe pin duhan. Do varet nga mosha kur e ke filluar, do varet nga sa e ke duhanpirjen, pra sa cigare pin në ditë. Çfarë lloji, se dhe kjo ka rëndësi, pra ka qenë disa duhanra të tjera, si çdo lloj gjëje e ka qenë pak më natyrore përpara. Sot i kemi të gjitha të ultraprocesuara, nuk kemi idenë më se çfarë...

Garo: Pra janë thjesht kimikate që ti fut në organizëm dhe që të shkaktojnë gjithçka të keqe.

Alimehmeti: Përfshirë nikotinën, pafund, pafund, pafund. Pra po të kapim nikotinën vetëm neve, nikotina e vetëm nuk është vetë problemi. Nikotinën ne nuk e dimë të ketë ndonjë problem madhor të keq në organizëm, nikotina është molekula që na jep varësinë, për të cilën neve shkojmë kërkojmë cigaren tjetër, këtë na e jep nikotina. Po problemi janë gjithë lëndët e tjera që ndodhen aty brenda.

Garo: Tani që duket sikur njerëzit, gjithmonë e më shumë ata që janë vetëdijësuar të paktën, ndërgjegjësuar, shkojnë drejt trendeve të jetuarit më shëndetshëm dhe të qenit nëpër këto klinikat e mirëqenies dhe të jetuarit më gjatë... A po rritet jetëgjatësia? Po në fakt duke u rritur jetëgjatësia, a po jetojnë realisht më mirë njerëzit? A rritet gjithashtu mirëqenia gjatë këtyre viteve të jetëgjatësisë, apo nuk janë në korrelacion bashkë?

Alimehmeti: Është shumë e drejtë. Është e rëndësishme t'i shohim të dyja bashkë. Pra nuk është thjesht vetëm jetëgjatësia, po duhet dhe cilësia e jetës.

Garo: Cilësia e jetës, po.

Alimehmeti: Patjetër që duhet dhe cilësia e jetës...

Të fundit