Flash News

OPINEWS

Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të

nga Agim Nesho 

Me të drejtë Presidenti Trump thotë se Sekretari Rubio është Sekretari më i mirë i Shtetit i të gjitha kohëve. Më e dukshme është se Marko Rubio ka ngritur staturën e Sekretarit të Shtetit duke vepruar si politikan i matur dhe me vizion, diplomat aktiv, bindës dhe rezultativ.

Politikani Rubio ishte zgjidhja më perfekte për të komplementuar një President të madh, për të rikthyer shkëlqimin dhe fuqizimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Para disa ditësh, Sekretari Rubio hoqi sanksionet e vëna nga Administrata Biden ndaj Sali Berishës, lider i Partisë Demokratike dhe Opozitës Shqiptare. Me këtë veprim të mençur, Sekretari Rubio, jo vetëm riktheu balancat demokratike në Shqipëri, por rikthen autoritetin dhe forcën e Diplomacisë Amerikane.

Me këtë akt Sekretari Rubio riktheu besimin e kombit Shqiptar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rikthen besimin te demokracia, ngriti autoritetin dhe forcën e SHBA-së nëpërmjet vetë-korrigjimit të politikave të gabuara të Administratës Biden për projekte të sponsorizuara por edhe të rrezikshme për stabilitetin e një rajoni gjithmonë problematik.

Të vetmen gjë që Sekretari Rubio nuk mund të ketë parashikuar me kryerjen e këtij akti principial është mirënjohja e shqiptarëve për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kthimin e miliona Shqiptarëve në përkrahje të Presidentit Trump.

Të fundit