Flash News

E-TJERA

Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro

Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri

Një operacion policor i koduar “Stolen Gold” ka çmontuar një skemë të dyshuar të trafikimit dhe tregtimit të sendeve me vlerë të vjedhura jashtë vendit, që futeshin kontrabandë në Shqipëri dhe shiteshin në argjendari në Fier dhe Lushnjë.

Sipas Policisë së Shtetit, në pranga është vënë një 27-vjeçar, ndërsa një 45-vjeçar është shpallur në kërkim si i dyshuar për të njëjtën veprimtari kriminale.

Po ashtu, janë proceduar penalisht shtatë administratorë argjendarish, të dyshuar se blinin dhe tregtonin mallrat e paligjshme.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në banesa dhe subjekte tregtare, autoritetet sekuestruan 15 kilogramë e 259 gramë ar, 4 kilogramë e 281 gramë argjend, 612 ora të markave të ndryshme, 13 varëse me gurë diamanti, si dhe objekte të tjera të dyshuara me vlerë artistike e kulturore.

U sekuestruan gjithashtu para në lekë dhe euro, telefona celularë, pajisje DVR dhe prova të tjera materiale. Vlera paraprake e sendeve të bllokuara llogaritet në rreth 2 milionë euro.

Të fundit