Flash News
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

Në vitin 2021, Luçiano Koçeku, në atë kohë 39 vjeç, lindur në Bulqizë dhe emigrant në Londër, shkëmbeu dy sipërfaqe toke, njërën prej të cilave e kishte blerë një vit më herët nga kompania Nova Construction 2012, me sipërfaqe ndërtimi në pallatin që Nova Construction 2012 do të ndërtonte. Menjëherë pas kësaj, Koçeku filloi të kërkojë blerës për apartamentet, mes “kolegëve” të tij në Angli dhe Belgjikë.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, SPAK, zbuloi gjashtë vite më vonë se këto transaksione ishin në fakt pjesë e një numri të lartë veprimesh juridike dhe financiare formale, të cilat kishin për qëllim final pastrimin e shumave monetare në rendin e dhjetëramiliona eurove, të cilat, Koçeku dhe bashkëpunëtorët e tij i kishin fituar në tregtinë ndërkombëtare të kokainës, të cilat u investuan në një numër pallatesh në Tiranë, pëfshirë ndërtesa ikonike si Garden Building te Rruga e Kavajës, por edhe në shumë parcela toke e vila në bregdetin e jugut, në zonën e Palasës dhe Gjilekës.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të datës 10 qershor 2026, vijon në 86 faqe dhe ka për objekt vendosjen e masës së sigurisë së sekuestros preventive për pronat që dyshohet se janë vënë si produkte të veprës penale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Vendimi rendit faqe pas faqeje dhjetëra apartamente, mijëra metra katrorë tokë dhe dyzina me llogari bankare me miliona euro gjendje, krahas pronave të tjera si automjetet e luksit, të cilat u vunë nën sekuestro.
Tetëdhjetë e dy njësi, kryesisht apartamente në Tiranë, dhjetëramijëra metra katrorë toka në Gjilekë e Palasë dhe mijëra metra katrore vila në komplekset turistike Green Coast e të tjera, u vunë nën sekuestro.
Ky ka gjasa do të jetë operacioni më i madh kundër pastrimit të parave në historinë e Shqipërisë dhe hetimi është ndërmarrë nga prokurorët Altin Dumani dhe Elida Kaçkini.
Drogë – Beton
Pallati Garden Building në Rrugën e Kavajës në Tiranë u ndërtua duke tërhequr vëmendjen me format e pazakonta arkitekturore, daljet shumë të dukshme pa mbështetje në tokë dhe ngjyrën imitim hekuri të ndryshkur. Përgjatë viteve të fundit, ajo është njohur si një nga ndërtesat më të kushtueshme në vend, ndonëse në pamje të jashtme, jo shumë fort e banuar.
Me një sipërfaqe prej 62 mijë metrash katrorë, një ndërtesë e tillë mund të kërkojë minimalisht 30 milionë euro për t’u ndërtuar me kosto minimale prej 500 eurosh për metër katrorë, ndërsa vlera e saj në treg të hapur, me çmimet aktuale prej 2 mijë apo 3 mijë euro për metër katrorë, mund të arrijë në 100 apo 200 milionë euro.
Në kërkesën për sekuestrimin e pronave të dyshuara, SPAK vëren se, sipas dëshmisë së të penduarit Erjon Alibej, “gjysma e vlerës së pallatit është investuar cash nga shtetasi Artur Koçeku.” (Artur është emër tjetër i Luçiano Koçekut).
Alibej, një ish-trafikant droge nga Elbasani, u bë bashkëpunëtor i drejtësisë disa vite më parë, pas një lufte të përgjakshme me bandën e vëllezërve Çopja që nisi me vrasjen e të vëllait të tij dhe vijoi me një dyzinë të vrarësh e të plagosurish me atentate nga të dyja palët, duke përfshirë njerëz të pafajshëm.
Duke folur për prokurorët për këtë hetim, Alibej përshkroi mënyrën se si paratë e drogës u shfaqën në tregun e ndërtimit në Tiranë duke filluar nga viti 2020, për t’u materializuar në ndërtesa ikonike, me arkitektë të promovuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Pas fasadës paraqitet një botë biznesi me fatura të papaguara, mashtrime dhe gjobëvënie kriminale që duket se nuk janë raportuar në sistemin e drejtësisë.
Ilir Shtufi përballej me borxhe dhe me probleme me drejtësinë për shkak të akuzave për shitjen e një apartamenti disa herë, gjatë procesit të ndërtimit. Afrimi me Koçekun e ndihmoi Shtufin të paguante borxhet, të zgjidhte problemet me drejtësinë ndërsa, sipas fjalëve të Alibejt, “emri i Arturit i largoi gjobëvënësit”.
Prokurorët besojnë se Luçiano Koçeku ka nisur karrierën si trafikant rreth viteve 2008-2009, kryesisht në Angli ndërsa pas vitit 2015 besohet se ka hyrë në tregtinë ndërkombëtare të drogës, me trafik nga Amerika Latine për në Evropë. Suksesin financiar duket se e ka shënuar nga vitet 2017 apo 2018, kur edhe i është shfaqur nevoja për t’i investuar diku.
Grupi i Koçekut dhe infrastruktura për pastrimin e parave në formën e investimeve në pallatet e Shtufit, përbën një rast tjetër të një grupi kriminal, aktiviteti i të cilëve është zbuluar falë kapjes së komunikimeve në Sky ECC nga autoritetet franceze. Sipas një prej komunikimeve të Koçekut të vitit 2020, ky shprehet i sigurt se paratë e tij janë të pastruara me sukses dhe në mënyrë të sigurt.
“Skan ca mbejn mu jo i kam rregullu letrat mir me credina me gjana per ato kompani q kam, [SIC]” citohet komunikimi.
Ndërsa në realitet, sipas dëshmisë së të të penduarit Erjon Alibej, Koçeku sillej si pronar në objektet që ndërtoheshin nga Ilir Shtufi dhe se kompania e Shtufit u bë instrumenti dhe destinacioni i parave të shumë trafikantëve të tjerë të interesuar për të transformuar në apartamente dhe dyqane të ardhurat nga trafiku i drogës.
Koçekut dhe Shtufit, prokuroria i ka identifikuar edhe shumë prona të tjera. Pallati te Mine Peza, me pothuajse 34 mijë metra katrorë ndërtim, në të cilin u urdhërua sekuestroja preventive për 38% të ndërtesës dhe një numër apartamentesh, një pallat në Rrugën Stavri Themeli, në të cilin u bllokuan për llogari të hetimit 37 apartamente si dhe në pallatin Colonade në rrugën Dritan Hoxha, me sipërfaqe 31 mijë metra katrorë, ku u sekuestruan 29 apartamente.
Bumi i ndërtimit përfshiu Tiranën, bregdetin e jugut dhe, në një masë më të kufizuar, zonën e Golemit në bregdetin e Kavajës duke filluar nga viti 2018 e pas.
Vetë Nova Construction u bë kompania simbol pas ndërtimit të shumë kullave. Në faqen e saj të internetit paraqiten kulla të tilla simbol si Mali i Tiranës apo Hora Vertikale apo Bond Tower, të cilat paraqesin arkitekturë futuriste dhe që për momentin gjenden ende në fazën fillestare të punimeve. Vendimi i gjykatës ka vendosur sekuestro në vetëm tre nga kullat e kësaj kompanie ndërsa shumë të tjera nuk janë prekur.
Dyshimet dhe akuzat kanë qenë të shumta për përdorimin e sektorit të ndërtimit për pastrim parash, me disa raste të dokumentuara nga prokuroria, ndërsa qeveria e kryeministrit Edi Rama ka këmbëngulur se aludime të tilla janë shpifje dhe baltë.
Vila e toka në jug
Vendimi i gjykatës për vendosjen e masës së sekuestrove preventive për pronat e dyshuara të grupit kriminal në fjalë, përshkruan me detaje se si, eksponentët e kësaj organizate funksionin njëkohësisht si investitorë dhe si sigurues të titujve të pronësisë. Në një nga episodet e dosjes tregohet se si përfaqësues të grupit ishin vënë në Vlorë në kërkim të personave që kishin prona të paregjistruara, për të cilat, ata mundësonin regjistrimin dhe më pas, blerjen. Prania e krimit të organizuar në tregun e pronave të patundshme në Vlorë është e ditur nga të gjithë. Në një rast vetë Edi Rama pranoi se mbi zyrtarët e hipoketës në këtë zonë ushtrohet presion kriminal ndërsa drejtuesit e zyrës janë ndërruar çdo pak muaj.
Gjileka, lagjja e Dhërmiut në të cilën përfshihet edhe zona ku gjatë viteve të fundit janë ndërtuar disa blloqe vilash dhe apartamentesh përmes të ashtuquajturit status të Investitorit Strategjik, përmendet së paku 200 herë në vendimin e gjykatës të disponuar nga BIRN. Së paku pesë vila janë identifikuar se janë blerë me të ardhura nga trafiku i drogës në këtë dosje.
Gjithsej 11 parcela toke në Gjilekë me sipërfaqe totale prej 113 mijë metrash katrorë u vendosën nën sekuestro. Nëse supozohet një çmim prej 100 eurosh për metër katrorë, vlera e këtyre parcelave arrin në 11 milionë euro.
Vilat në fshatrat turistikë të ndërtuara gjatë viteve të fundit kanë qenë shpesh objekt i hetimeve të SPAK. Shumë prej tyre janë vendosur nën sekuestro, njëra e identifikuar si pronë e fshehtë e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, tjetra si pronë e fshehtë e ish-kryeministres Belinda Balluku. Biznesmeni Samir Mane, i cili hapi rrugën për ndërtim në bregun që dikur ishte zonë e gjelbërt, përmes statusit të investitorit strategjik, shfaqet disa herë në dosje si temë bisede mes trafikantëve. Në një rast në vitin 2021, Artur Koçeku i thotë një prej bashkëpunëtorëve se ka folur me Manen dhe ky i fundit i ka kërkuar 3 milionë euro për të ndërtuar në tokat nën pronësinë e grupit në Palasë. Dëshira e grupit ishte ndërtimi i 40 vilave dhe i një hoteli me 120 dhoma. Prokuroria vëren se ka indicie që sugjerojnë se 1 milionë euro i janë paguar cash në shtëpi. Mbi Manen gjithsesi nuk rëndon asnjë akuzë nga kjo dosje.
Në total SPAK urdhëroi sekuestro për tetëmbëdhjetë vila, në Rolling Hils në Tiranë, në Green Coast, në Gjilekë si dhe në fshatin Jalë.
Falë komunikimeve në Sky ECC, SPAK ka arritur të identifikojë gjashtë raste të ngarkesave të këtij grupi kriminal të cilat janë sekuestruar nga agjencitë ligjzbatuese, në Holandë apo në Spanjë. Në total, kapjet që i atribuohen grupit arrijnë në 6 tonë kokainë. Çdo kilogramë besohet se i ka kushtuar grupit rreth 10 mijë euro bashkë me transportin, ndërsa çmimi i zakonshëm i shitjes është 25-30 mijë euro për kilogram. /BIRN/
Të fundit
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21