Flash News

E-TJERA

Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë

Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve

Sheshi “Skënderbej” është mbushur plot me qytetarë pasditen e sotme, ndërsa nisi edhe marshimi drejt Kryeministrisë në kuadër të protestës së thirrur kundër qeverisë.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen pa kushte të kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, nën thirrjet “Rama jepe doreheqjen”.

Mes pankartave që bien në sy janë mesazhet “Drejtësi, jo pandëshkueshmëri” dhe “Shqipëri e re!”, ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve vijon të jetë e lartë në qendër të kryeqytetit.

Të fundit