Flash News

E-TJERA

“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë

“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në

Shqiptarët që jetojnë në Gjermani u mblodhën këtë të diel në Berlin në një protestë kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e tij nga pushteti dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit shprehën pakënaqësinë për situatën politike dhe ekonomike në vend. Tubimi në kryeqytetin gjerman u organizua nën sloganin “Rama ik, ju erdhi fundi” dhe vjen si pjesë e mobilizimeve të diasporës shqiptare në vende të ndryshme të Europës.

Ndërkohë, në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë, ku organizatorët kanë paralajmëruar se aksionet do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

 

Të fundit