Flash News

E-TJERA

Video/ Deputetja braktisi PS-në, protestuesit ftesë 'noemalsores: Eja në shesh, këndo me ne “Rama jepe dorëheqjen!

Video/ Deputetja braktisi PS-në, protestuesit ftesë 'noemalsores:

 Deputetja e Qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur edhe si “Neomalsorja”, ka njoftuar sot largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Ky zhvillim është pritur mirë nga protesta që po zhvillohet prej ditësh para Kryeministrisë, ku qytetarët kanë shprehur mbështetje për vendimin e saj dhe e kanë ftuar publikisht t’i bashkohet tubimit.

Sipas organizatorëve të protestës, largimi i saj nga grupi parlamentar shihet si një hap i rëndësishëm, por jo i mjaftueshëm, duke theksuar se kërkojnë edhe angazhim të drejtpërdrejtë në shesh.

Duhet të rrimë në shesh, ata do të bien si gurë dominoje. Ne vlerësojmë vendimin e marrë nga deputetja Marjana Koçeku por themi që kjo është vetëm gjysma e punës, gjysma tjetër është të vijë në shesh e të këndojë me ne “Rama jepe dorëheqjen! Do të jemi këtu derisa Rama të ngelet vetëm, kur të jetë në qeli”, u shpreh një prej organizatorëve të protestës.

 

Të fundit