Flash News

E-TJERA

Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!

Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion!

Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar protestën e tyre me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Nën brohoritjet “Revolucion” dhe me pankarta në duar, qindra qytetarë u shpërndanë në disa akse të kryeqytetit, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe drejtuesve të mjeteve.

Marshimi vjen në përfundim të ditës së 15-të të protestave, të cilat janë zhvilluar çdo mbrëmje para selisë së qeverisë. Organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vijim, deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Edhe këtë mbrëmje, protesta u zhvillua pa incidente, ndërsa pjesëmarrësit përsëritën thirrjet për dorëheqjen e qeverisë dhe ndryshim politik në vend.

Të fundit