Flash News

E-TJERA

Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike

Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët

Protesta kombëtare e zhvilluar ditët e fundit në Shqipëri është shtrirë edhe jashtë vendit, këtë herë në Holandë, ku shqiptarët në Hagë kanë zhvilluar një formë të veçantë demonstrimi.

Në vend të sloganeve tradicionale, protestuesit kanë zgjedhur të shpalosin trashëgiminë kulturore shqiptare përmes këngës polifonike, një nga elementët më të njohur të kulturës së jugut të vendit.

Përmes këtij gjesti simbolik, demonstruesit synojnë të tërheqin vëmendjen e opinionit publik ndërkombëtar mbi zhvillimet dhe çështjet politike në Shqipëri, duke e kthyer protestën në një mesazh kulturor dhe identitar.

Aktiviteti në Hagë është bërë pjesë e një vale më të gjerë mobilizimi të shqiptarëve në diasporë, të cilët kanë zgjedhur forma të ndryshme për të shprehur qëndrimet e tyre politike dhe qytetare.

Të fundit