Flash News

E-TJERA

Policia jep detaje nga arrestimi i Moisi Habilajt në Borsh: Si u lokalizua i dënuari për trafik droge

Policia jep detaje nga arrestimi i Moisi Habilajt në Borsh: Si u lokalizua

Moisi Habilaj, një nga emrat më të njohur të dosjeve të trafikut ndërkombëtar të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, është arrestuar në Borsh me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian.

Policia e Vlorës njoftoi se arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Metodat”, i zhvilluar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale. Sipas autoriteteve, 48-vjeçari u lokalizua në një lokal në Borsh pas një pune hetimore dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit.

Habilaj është dënuar nga Gjykata e Katanias me 12 vjet, 2 muaj e 13 ditë burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale të armatosur me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Ndaj tij u ekzekutua gjithashtu masa e sigurisë “Arrest në burg”, e vendosur më herët nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri për veprat penale të trafikut dhe shitjes së narkotikëve, si dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.

Gjatë operacionit, policia arrestoi në flagrancë edhe shtetasin E.A., 46 vjeç, banues në Sarandë, ndërsa procedoi në gjendje të lirë një shtetas italian 70-vjeçar, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Të fundit