Flash News

E-TJERA

“Kim Jong Rama”, "I ka ik zari", pankartat që tërhoqën vëmendjen në ditën e 15-të të protestës

“Kim Jong Rama”, "I ka ik zari", pankartat që

Përveç thirrjeve politike dhe kërkesave për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, në ditën e 15-të të protestës nuk munguan as pankartat kreative që sollën humor, ironi dhe sarkazëm në shesh.

Protestuesit kishin zgjedhur të përcillnin mesazhet e tyre jo vetëm përmes sloganëve tradicionalë, por edhe me shprehje që tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve dhe të rrjeteve sociale. Një nga pankartat më të komentuara ishte ajo me mbishkrimin “Kim Jong Rama”, një krahasim ironik me liderin e Koresë së Veriut.

Po aq vëmendje mori edhe pankarta në anglisht “Protesta çdo ditë në orën 18:00, oh shit, here we go again”, e frymëzuar nga një prej meme-ve më të njohura të internetit, duke ironizuar vazhdimësinë e protestave ditë pas dite.

Ndërkohë, një tjetër mesazh që shkaktoi buzëqeshje mes protestuesve ishte: “Vallaj o Ramë, unë jam më e ndershme se ti”, një pankartë që ndërthurte humorin popullor me kritikat politike.

 “Kim Jong Rama”, "I ka ik zari", pankartat që“Kim Jong Rama”, "I ka ik zari", pankartat që“Kim Jong Rama”, "I ka ik zari", pankartat që“Kim Jong Rama”, "I ka ik zari", pankartat që“Kim Jong Rama”, "I ka ik zari", pankartat që“Kim Jong Rama”, "I ka ik zari", pankartat që“Kim Jong Rama”, "I ka ik zari", pankartat që“Kim Jong Rama”, "I ka ik zari", pankartat që

Të fundit