Flash News

Bota

Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord

Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord

Vëmendja e tifozëve në Kupën e Botës 2026 është e përqendruar te yjet e fushës, por edhe gjyqtarët do të përfitojnë shpërblime financiare rekord për angazhimin e tyre në turneun më të madh të futbollit.

Sipas të dhënave të publikuara, arbitrat kryesorë të përzgjedhur për Botërorin do të marrin një pagë bazë rreth 86 mijë euro vetëm për pjesëmarrjen në fazën e grupeve, ndërsa kjo shumë mund të rritet ndjeshëm në varësi të ndeshjeve që do të drejtojnë në fazën me eliminim direkt.

Në krahasim me edicionin e vitit 2022, ku shpërblimi bazë ishte rreth 60 mijë euro, rritja aktuale konsiderohet e konsiderueshme dhe pasqyron zgjerimin e turneut dhe rëndësinë në rritje të rolit të arbitrave.

Përveç pagës bazë, gjyqtarët do të përfitojnë edhe bonuse për çdo ndeshje të drejtuar, ndërsa në përfitime përfshihen gjithashtu arbitrat asistentë dhe zyrtarët e sistemit VAR.

FIFA ka përzgjedhur 52 gjyqtarë kryesorë, 88 asistentë dhe 30 zyrtarë VAR për të menaxhuar 104 ndeshje gjatë turneut, një zgjerim i dukshëm krahasuar me edicionin e mëparshëm.

Të fundit