Flash News

Bota

Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë

Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
 Kampionati Botëror vazhdon sot me dy përballje që tërheqin vëmendjen e tifozëve, pasi në fushë zbresin dy prej emrave më të mëdhenj të futbollit evropian, Gjermania dhe Holanda.

Kombëtarja gjermane nis rrugëtimin e saj në Grupin E përballë debutuesve të Curaçaos, në një sfidë që do të luhet në Houston duke nisur nga ora 18:00. Ndërkohë, Holanda do të përballet me Japoninë në Grupin F, në takimin e planifikuar për orën 22:00 në Arlington.

Të dyja skuadrat synojnë ta nisin me fitore aventurën e tyre në Botërorin 2026 dhe të hedhin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën tjetër të turneut.

Të fundit