Flash News

E-TJERA

"Më shumë se kurrë", gazetarja e CNN ndan foto nga protestat e shqiptarëve për largimin e Ramës

"Më shumë se kurrë", gazetarja e CNN ndan foto nga

Protestat e zhvilluara në Shqipëri kanë kapërcyer kufijtë e vendit, duke tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

Mes atyre që kanë ndjekur nga afër zhvillimet është edhe gazetarja e CNN, Isa Soares, e cila ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga protestat e organizuara kundër kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në Insta Story, Soares publikoi video dhe fotografi nga tubimi i 13 qershorit, të marra nga faqe shqiptare në rrjetet sociale. Krahas pamjeve, binte në sy mesazhi: “Sot më shumë se kurrë, të gjitha qytetet bashkë”, një slogan që ka shoqëruar mobilizimin e protestuesve në qytete të ndryshme të vendit.

"Më shumë se kurrë", gazetarja e CNN ndan foto nga

Vëmendja e medias amerikane ndaj këtyre zhvillimeve vjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë po vijojnë dhe po mbledhin mbështetës si brenda Shqipërisë, ashtu edhe në diasporë.

Të fundit