Flash News

Bota

Tragjedi ajrore në SHBA, rrëzohet avioni me parashutistë pak sekonda pas ngritjes, 12 viktima

Tragjedi ajrore në SHBA, rrëzohet avioni me parashutistë pak

 

Një aksident i rëndë ajror ka tronditur Shtetet e Bashkuara, ku një avion i përdorur për fluturime parashutizmi u rrëzua pak çaste pas ngritjes, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave që ndodheshin në bord.

Sipas autoriteteve, në avion ndodheshin 11 parashutistë dhe piloti, të cilët humbën jetën në aksidentin e ndodhur pranë Aeroportit Butler Memorial në Missouri.

Ngjarja ndodhi pranë qytetit Butler, kur mjeti fluturues u ngrit rreth orës 11:20 të paradites. Sipas informacionit paraprak, avioni hasi vështirësi gjatë ngjitjes dhe nuk arriti të fitonte lartësinë e nevojshme.

Zyrtarët lokalë thanë se piloti tentoi të manovronte duke kryer një kthesë të fortë majtas, por avioni përfundoi duke u rrëzuar vetëm pak qindra metra larg pistës së aeroportit.

Mjeti ajror, në pronësi të kompanisë Skydive Kansas City, po kryente një fluturim të dedikuar për hedhje me parashutë kur ndodhi aksidenti. Avioni ra në një zonë rurale pranë aeroportit, ndërsa ekipet e emergjencës dhe hetuesit mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Të fundit