Flash News
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
Situata në spitale, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kanë depozituar në Kuvend një kërkesë për interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, duke ngritur shqetësim në lidhje me situatën nëpër spitalet e vendit.
Në kërkesë, deputetët theksojnë se sistemi shëndetësor vazhdon të përballet me probleme serioze në infrastrukturën dixhitale, mungesën e shërbimeve të specializuara dhe centralizimin e tepruar të shërbimeve në Tiranë.
Deputetët theksojnë se shumë pacientë detyrohen të kërkojnë trajtim privat ose jashtë vendit.
Ata kritikojnë gjithashtu centralizimin e shërbimeve në Tiranë, duke theksuar se pacientët nga rrethet detyrohen të udhëtojnë shpesh për receta, autorizime dhe procedura administrative që mund të kryhen pranë vendit të tyre.
SHKRESA E PLOTE:
Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
I nderuar z. Kryetar,
Në mbështetje të nenit 80 pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 97 i Rregullores së Kuvendit, kerkojme interpelance urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mbi gjendjen reale të sistemit shëndetësor publik në Shqipëri dhe mungesën e një strategjie serioze për modernizimin e tij.
Sot, qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me një sistem shëndetësor të centralizuar, të fragmentuar dhe larg standardeve europiane. Problemet nuk lidhen vetëm me mungesën e investimeve, por edhe me mungesën e organizimit, planifikimit dhe vizionit afatgjatë.
Në shumë shërbime publike shëndetësore mungojnë ende elementët bazë të një sistemi modern: infrastruktura dixhitale funksionale, regjistrat kombëtarë klinikë, koordinimi ndërmjet spitaleve, barnat jetësore dhe aksesimi i barabartë i pacientëve në shërbime.
- INFRASTRUKTURA DIXHITALE SPITALORE
Në vitin 2026, mjekët dhe personeli shëndetësor në QSUT dhe në spitalet rajonale vazhdojnë të punojnë me infrastrukturë dixhitale primitive.
- Nuk ekziston një sistem kombëtar funksional i kartelës elektronike mjekësore (EMR), duke krijuar fragmentim total të të dhënave ndërmjet spitaleve dhe mjekut të familjes;
- Imazhet diagnostike (CT, MRI, ekografi) vazhdojnë të transportohen fizikisht dhe jo në mënyrë elektronike përmes sistemit PACS;
- Nuk maten tregues bazikë klinikë si mortaliteti post-infarkt, rishtrimet në 30 ditë apo koha door-to-balloon në urgjencat kardiake;
- Personeli mjekësor përdor telefona personalë për komunikime urgjente klinike, në mungesë të një sistemi institucional komunikimi.
Këto janë standarde minimale funksionimi në çdo vend europian dhe nuk mund të mungojnë në sistemin publik shëndetësor të një vendi kandidat për Bashkimin Europian.
- MUNGESA E SHËRBIMEVE DHE TRAJTIMIT TË SPECIALIZUAR
Në QSUT mungojnë ende shërbime dhe teknologji që përbëjnë standard bazik në qendrat universitare europiane.
Aktualisht:
- mungon një sistem i plotë dhe funksional për elektrofiziologji dhe ablacion kardiak;
- mungojnë procedura të avancuara si TAVI dhe trajtimi strukturor i zemrës;
- mungon asistenca mekanike për zemrën (Impella, ECMO) në rastet e shokut kardiogjen;
- mungon scintigrafia kardiake funksionale në sistemin publik;
- kapacitetet për MRI mbeten të pamjaftueshme për volumin real të pacientëve.
Si pasojë, shumë pacientë shqiptarë detyrohen të paguajnë privatisht për trajtime që duhet të garantohen nga sistemi publik, të kërkojnë trajtim jashtë vendit me kosto të papërballueshme ose, në rastet më të rënda, të mbeten pa trajtim në kohë.
Njëkohësisht, barnat jetësore në urgjencat spitalore vazhdojnë të mungojnë periodikisht.
Ka pasur raste mungese të barnave esenciale si:
- Amiodarone IV për aritmitë malinje;
- Adenozina për takiaritmitë supraventrikulare.
Është e papranueshme që në një qendër universitare kombëtare të mungojnë barna bazike të emergjencës kardiake.
III. CENTRALIZIMI I SISTEMIT DHE PABARAZIA RAJONALE
Pacientët nga Shkodra, Berati, Kukësi, Dibra, Korça, Gjirokastra, Vlora, Fieri dhe zona të tjera të vendit vazhdojnë të detyrohen të udhëtojnë drejt Tiranës edhe për procedura rutinë administrative dhe barna bazike të rimbursueshme.
Pacientët me sëmundje kronike neurologjike dhe kardiovaskulare paraqiten periodikisht në QSUT vetëm për të marrë receta apo autorizime, të cilat më pas duhet t’ia dorëzojnë mjekut të familjes në qytetin apo fshatin ku jetojnë, për të përfituar medikamentet me rimbursim.
Kjo situatë i detyron mijëra pacientë kronikë të humbasin ditë pune, të përballojnë kosto udhëtimi dhe të kalojnë procedura burokratike vetëm për të siguruar vazhdimësinë e trajtimit.
Ndër medikamentet që në shumë raste kërkojnë ndjekje dhe autorizim të centralizuar në QSUT përfshihen:
- Sacubitril/Valsartan për pacientët me insuficiencë kardiake;
- antikoagulantë modernë si Edoxaban dhe Apixaban;
- Dapagliflozina për pacientët me insuficiencë kardiake dhe sëmundje kronike të veshkave
- Pregabalina për neuropatinë periferike;
- barna për trajtimin e Alzheimerit si Memantina dhe Donepezili.
Këto janë vetëm një pjesë e barnave për të cilat pacientët nga rrethet vazhdojnë të detyrohen të udhëtojnë drejt Tiranës për procedura rutinë administrative dhe autorizime periodike.
Njëkohësisht, nuk ekziston regjistër kombëtar për Sklerozën Multiple, Shqipëria mbetet jashtë rrjeteve europiane si MSBase dhe EAN, ndërsa pacientët me disabilitet të rëndë vazhdojnë të detyrohen të paraqiten fizikisht në Tiranë për komisione administrative.
Ky model ka krijuar një sistem të padrejtë dhe të centralizuar, ku aksesi në shërbim vazhdon të varet nga vendbanimi dhe mundësia ekonomike e qytetarit.
Një shtet serioz nuk matet me propagandë, konferenca apo fasada spitalesh, por me aftësinë për t’i garantuar qytetarit trajtim dinjitoz, në kohë dhe pranë vendbanimit të tij. Sot, mijëra pacientë shqiptarë vazhdojnë të përballen me mungesë barnash, burokraci absurde dhe udhëtime të detyruara drejt Tiranës edhe për shërbime bazike që sistemi publik ka detyrim t’i garantojë.
Një sistem shëndetësor publik nuk mund të mbahet në këmbë me improvizim, centralizim ekstrem dhe propagandë, ndërkohë që pacientët vazhdojnë të përballen çdo ditë me mungesë trajtimi, burokraci dhe pabarazi në akses.
Në këto kushte, kërkoj që kjo interpelancë të zhvillohet në seancë plenare, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.
Duke u mbështetur në të drejtat kushtetuese dhe parlamentare, kërkoj që kjo kërkesë të regjistrohet në protokollin e Kuvendit dhe të procedohet sipas përcaktimeve përkatëse.
Të fundit
Aksident në Shëngjin, makina përplaset me motorin, dy të plagosur
15 Qershor 2026, 16:35
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
15 Qershor 2026, 16:20
Hidratim apo avantazh taktik? Rregulli i ri në Botëror ndez debat
15 Qershor 2026, 16:11
Rama vijon me sulmet dhe ofendim ndaj protestuesve, Lubonja: Është i dëshpëruar
15 Qershor 2026, 15:59
Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku rreshtohet në krah të protestës kundër Ramës
15 Qershor 2026, 15:51
Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?
15 Qershor 2026, 15:40
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor 2026, 15:22
Situata në spitale, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë
15 Qershor 2026, 15:03
Shpërdorimi i detyrës, vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë në 2025
15 Qershor 2026, 14:44
Dështimet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, Curaçao i shtohet listës
15 Qershor 2026, 14:32
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
15 Qershor 2026, 14:20
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
15 Qershor 2026, 14:12
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën
15 Qershor 2026, 13:59
Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit
15 Qershor 2026, 13:47
Euro thyen rekorde të reja, zbret poshtë 94.9 lekëve
15 Qershor 2026, 13:42
Gjermania shkruan historinë në Botëror, lë pas Brazilin dhe merr kreun e renditjes së golave
15 Qershor 2026, 13:32
Botërori 2026/ Suedia me sulm të frikshëm, fiton 5-1 kundër Tunizisë
15 Qershor 2026, 13:28
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
15 Qershor 2026, 13:22
Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve
15 Qershor 2026, 13:12
I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari
15 Qershor 2026, 13:01
Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç për luftën hibride kundër Serbisë!
15 Qershor 2026, 12:50
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34