Flash News

SPORT

Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit

Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit

Tek Milani pritet një javë vendimtare.

Edhe pse klubi ende nuk ka zyrtarizuar emrat për postet kyçe si trajneri, drejtori teknik dhe drejtori sportiv, sinjalet nga Italia tregojnë se vendimet kryesore mund të merren shumë shpejt.

Pronari i klubit, Gerry Cardinale, duket se është gati të japë miratimin përfundimtar për emërimin e Rúben Amorim në krye të skuadrës. Trajneri portugez konsiderohet favoriti kryesor për të marrë drejtimin e kuqezinjve dhe pritet të udhëtojë drejt Italisë për të finalizuar marrëveshjen.

Sipas raportimeve, Amorim do të firmosë një kontratë dyvjeçare me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër. Marrëveshja parashikon një pagë prej rreth 3.5 milionë eurosh neto në vit, si dhe bonuse të lidhura me objektivat sportive të klubit, përfshirë fitimin e kampionatit dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Klubi e sheh atë si profilin ideal për të nisur një cikël të ri, falë moshës së re, përvojës ndërkombëtare dhe stilit modern të lojës. Në favor të tij ka peshuar edhe mbështetja e Zlatan Ibrahimović, i cili raportohet se e konsideron kandidatin më të përshtatshëm për projektin e ri të Milanit.

 

Të fundit