Flash News

Ditari i Maxhorancës

Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së

Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në

Largimi i Marjana Koçekut nga grupi parlamentar i PS-së ka shkaktuar revoltë në radhët e socialistëve. Zëra të së majtës e akuzojnë deputeten për mosmirënjohje dhe hipokrizi politike, duke i kërkuar të dorëzojë mandatin që e fitoi falë listës së mbyllur të Partisë Socialiste në Shkodër.

Studentja Helena Kaçe, e cila hapi Kongresin e PS-së, thekson se pavarësia politike nuk nis duke mbajtur mandatin, por duke e dorëzuar atë, pasi votat që e çuan Koçekun në Kuvend ishin vota për PS-në dhe programin e saj.

 “Ka një lloj hipokrizie dhe mosmirënjohje në politikë. Të futesh në Parlament përmes listave të mbyllura, me votat dhe angazhimin e një partie, e pastaj të kujtohesh se ‘idealet e kufijtë moralë’ të shtyjnë të dalësh e pavarur. Pavarësia e vërtetë nuk nis duke dorëzuar teserën e mbajtur karrigën.

Nis duke dorëzuar mandatin. Sepse ato vota që të sollën në Parlament ishin të njerëzve që votuan një logo dhe vision politik.

Nëse idealet e tua nuk përkojnë më me atë shtëpi politike, hapi më parimor është tua kthesh mandatin atyre që të besuan. Suksesep aç në rrugëtimin tënd të ri Marjana si e pavarur, po bëje si duhet: Dorëzo mandatin!

Në të njëjtën linjë, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi, deklaron se nëse deputetja nuk përfaqëson më Partinë Socialiste, atëherë duhet të heqë dorë edhe nga mandati.

Sipas tij, mandati nuk është pronë personale, por një besim i dhënë nga votuesit dhe struktura e partisë që e futën në Parlament.

"E vlerësoj vendimin e znj. Koçeku për t’iu bashkuar një kauze që sot ka zgjedhur ta quajë edhe të sajën. Megjithatë, është e vështirë të mos vëresh se të gjitha ato kauza që sot i zbulon me pasion kanë qenë aty edhe dje, edhe pardje, madje edhe ditën kur ajo pranoi të bëhej pjesë e Partia Socialiste e Shqipërisë si deputete e sigurt në një nga zonat më të vështira politike të PS.

Kur kauzat kërkonin betejë parlamentare, ajo kishte e ka mandat, zë, karton dhe mikrofon. Sot, pasi ka shijuar privilegjet e përfaqësimit, zgjedh të largohet duke u sjellë sikur sapo ka zbuluar realitetin. Nëse beson se nuk përfaqëson më Partinë Socialiste, atëherë akti politik nuk mbaron te dorëzimi i teserës (që nuk e di nëse e ka) por tek dorëzimin e mandatit.

Mandati nuk është valixhe personale që merret me vete sa herë ndryshon destinacioni apo mendimet e adoleshencës politike. Ai është besim i dhënë nga një komunitet, nga një ekip dhe nga një forcë politike si Shkodra ku socialistët aty kanë bërë beteja që ajo të jetë në Kuvend. Ndaj e dashur Marian, suksese paç, por dorëzo mandatin! Të tjerat pastaj, do të fluturojnë si flamingot. Disa drejt horizontit, disa drejt kamerave. Koha do të tregojë se ku do të ulen", shkruan ai. 

Të fundit