Flash News

E-TJERA

Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë

Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati

Valter Lleshi, i cili u gjet i pajetë këtë të hënë brenda automjetit të tij në fshatin Shkorrët të Mirditës, rezulton të ketë qenë më herët objekt i një atentati me eksploziv. Burime bëjnë me dije se 45-vjeçari dyshohej për përfshirje në vrasjen e Anton Kelit në Rrëshen në vitin 2020, një ngjarje që në atë kohë u raportua se lidhej me konflikte të mundshme për trafikun e drogës.

Lleshi punonte si shofer kamioni në një kompani që merret me nxjerrjen e inerteve nga lumi Mat. Më 15 mars të këtij viti, në mjetin që ai përdorte për punë ishte vendosur një sasi lënde plasëse, por ai arriti t’i shpëtonte atentatit pa pësuar lëndime.

Megjithatë, mëngjesin e kësaj të hëne, persona ende të paidentifikuar dyshohet se i kanë zënë pritë teksa po lëvizte drejt vendit të punës, duke e ekzekutuar në rrethana që mbeten nën hetim nga autoritetet.

 

Të fundit