Flash News

E-TJERA

11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati

11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në

Kanë kaluar 11 ditë nga zhdukja e 34-vjeçarit Eglant Koçi dhe policia e Tiranës ende nuk ka gjetur asnjë gjurmë të tij. Pas analizimit të provave, hetuesit kanë krijuar bindjen se i riu është vrarë nga shoku i tij, Armando Shakaj.

Krimi dyshohet se ka ndodhur brenda ambienteve të një zyre të ndodhur në Bulevardin “Zhan D’Ark”.

Eglant Koçi është zhdukur më 4 qershor, dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Willson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”. Policia ka arritur gjithashtu të gjejë nga kamerat e sigurisë edhe disa episode të lëvizjes së tij me motor nëpër Tiranë.

Koçi rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia.

Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimeve, fati i 34-vjeçarit mbetet i paqartë, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e tij dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor, Armand Shakaj.

Të fundit