Flash News

E-TJERA

VanHorn në Tiranë: Shqipëria e hapur për investime, por në mbrojtje të interesave kombëtare

VanHorn në Tiranë: Shqipëria e hapur për investime, por

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri Nancy VanHorn, ishte e pranishme në prezantimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi Investimet e Huaja Direkte.

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një pjesë nga deklarata e saj, ku thekson se vendi ynë është i hapur për biznes, por njëherazi në mbrojtje të interesave kombëtare dhe duke plotësuar standardet.

“Kuadri i shqyrtimit të IHD-së (Investimeve të Huaja Direkte) të Shqipërisë nuk është thjesht një ushtrim burokratik – është një deklaratë strategjike. Tregon se Shqipëria është e hapur për biznes, por në një mënyrë që mbron interesat kombëtare të Shqipërisë dhe plotëson standardet ndërkombëtare”, tha e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në prezantimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi Investimet e Huaja Direkte.

Nancy VanHorn, deklaroi se investitorët e huaj kanë nevojë për rregulla të qarta dhe të barabarta.

“Investitorët po i kushtojnë vëmendje përfshirë ata amerikanë. Kompanitë amerikane janë këtu në energji, ndërtim dhe teknologji dhe shumë të tjera po shikojnë të vijnë. Por investitorët kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta, se fusha e lojës është e barabartë dhe se sektorët strategjikë janë të mbrojtur nga aktorë që nuk luajnë sipas të njëjtave rregulla si ne”, deklaroi VanHorn.

Të fundit