Flash News

E-TJERA

Emërohen drejtorët e rinj në Lezhë, Vlorë dhe Fier

Emërohen drejtorët e rinj në Lezhë, Vlorë dhe Fier

Policia e Shtetit ka kryer një sërë lëvizjesh në nivelet drejtuese të policive vendore, duke sjellë ndryshime në drejtimin e tre qarqeve kryesore të vendit.

Sipas vendimeve më të fundit, Ermal Muça është emëruar drejtor i Policisë Vendore të Lezhës, ndërsa në krye të Policisë së Vlorës është caktuar Edvin Ndreu.

Ndërkohë, në qarkun e Fierit, Erion Ahmeti, i cili deri tani mbante detyrën si drejtor i komanduar, është konfirmuar zyrtarisht si drejtues i Policisë së qarkut.

Të fundit