Flash News

E-TJERA

Pedagogu nga protesta: Universitetet janë kthyer në strehë korrupsioni, studentët më të masakruarit në 35 vite

Pedagogu nga protesta: Universitetet janë kthyer në strehë

Gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, pedagogu Lush Susaj mbajti një fjalim kritik ndaj sistemit arsimor dhe mënyrës së funksionimit të universiteteve në Shqipëri.

Në deklaratën e tij, Susaj u shpreh se shoqëria shqiptare ka nevojë për qytetarë të përgjegjshëm dhe jo për “sehirxhinj”, duke theksuar se studentët janë më të goditurit në 35 vitet e fundit.

Susaj tha gjithashtu se institucionet arsimore nuk janë në shërbim të qytetarëve, por të interesave të ngushta, duke kritikuar edhe emërimet në drejtimin e shkollave dhe universiteteve.

“Përshëndetje të nderuar bashkëqytetarë. Shpreh respekt për çdo protestues, sepse sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për qytetarë të përgjegjshëm, dhe jo për sehirxhinj. Shpreh mirënjohje dhe dhimbje për studentët e Shqipërisë, pjesa më delikate dhe më e masakruar në këto 35 vite. O shqiptarë, o bashkombasit e mi, nuk ka vend më keq se Shqipëria që ka masakruar shkollat.

Të nderuar studentë, ju flet një njeri që fëmijën e vetë e ka arsimuar në Shqipëri. Universitetet e Shqipërisë, klika sorosiane i ka kthyer në strehë korrupsioni. Nuk u jepet mundësi intelektualëve, por spurdhjakëve e nepotizmit të partisë. Sot shkolla nuk u vu në funksion të qytetarëve, por të hajdutëve. Kurrë studentët dhe nxënësit e Shqipërisë, nuk i dëgjoi kurrë njeri, por në krye të shkollave u vunë njerëz të partisë dhe të kryeministrit. Bëhuni njerëz të përgjegjshëm. Mos vononi më kurrë hasnim e fëmijëve tuaj! Bëhuni të përgjegjshëm dhe votoni ata që ju mbajnë në universitete”, tha ai.

Të fundit