Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Shumë shpejt Berisha do të ketë takime në SHBA

Zhupa: Shumë shpejt Berisha do të ketë takime në SHBA

Deputetja demokrate Ina Zhupa e ka cilësuar heqjen e ndalimit të hyrjes në SHBA të Berishës, një betejë të fituar për kryedemokratin dhe votuesit që e mbështetën PD-në.

“Sot me heqjen e non grata-s ishte një betejë e fituar e zotit Berisha, e demokratëve dhe e 500 mijë votuesve që mbështetën Partinë Demokratike”, tha Zhupa.

E ftuar në A2 CNN, Zhupa tha se Berisha shumë shpejt mund të udhëtojë në SHBA dhe të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë amerikanë.

"Sali Berisha e kalon oqeanin. Sali Berisha mund të takojë zyrtarët më të lartë amerikanë, siç do t’i takojë. Shumë shpejt do të ketë takime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi ajo.

Të fundit