Flash News

E-TJERA

Protesta/ Eurodeputetja Salis: Qeveria e Ramës nuk po mbron interesat e qytetarëve

Protesta/ Eurodeputetja Salis: Qeveria e Ramës nuk po mbron interesat e

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis, pjesë e Grupit të së Majtës në Parlamentin Europian, ka deklaruar se qeveria shqiptare nuk po mbron interesat e qytetarëve, duke iu referuar zhvillimeve dhe protestave të fundit në vend.

Salis, e cila ka depozituar edhe amendamente që lidhen me çështjen e Zvërnecit, u shpreh në një fjalim në Parlamentin Europian se protestat në Shqipëri tregojnë një pakënaqësi të gjerë qytetare ndaj politikave të qeverisë.

Sipas saj, qytetarët kanë dalë në shesh për të kundërshtuar atë që e cilësoi si një qeveri që nuk përfaqëson interesin publik, ndërsa theksoi se Bashkimi Europian duhet të ndjekë me vëmendje situatën në vend.

“Shqipëria është vërtet një model për Europën këtë javë. Shumë njerëz kanë dalë në shesh për të protestuar kundër një qeverie që nuk po mbron interesat e popullit. Shqipëria nuk është në shitje. Ajo që po shohim nuk është thjesht një lëvizje; është një betejë për sovranitetin popullor. Është një popull që po rimerr të drejtat e tij përballë logjikës dominuese ekonomike të kësaj axhende.

Mendoj se Europa duhet ta vëzhgojë me shumë kujdes atë që po ndodh në Shqipëri, sepse kjo është diçka e rëndësishme për Bashkimin Europian. Ky është një popull i gjallë, i aftë të mobilizohet për drejtësi dhe liri”, ka thënë eurodeputetja Salis.

Të fundit