Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shqipëria proteston dhe i kërkon largimin, Rama prezanton skulpturat e tij në Zyrih

Shqipëria proteston dhe i kërkon largimin, Rama prezanton skulpturat e

Prej më shumë se dy javësh, mijëra qytetarë në Tiranë dhe shumë të tjerë jashtë kufijve kanë dalë në protesta duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Tubimet janë shoqëruar me thirrje kundër qeverisë dhe pakënaqësi për mënyrën e qeverisjes.

Protestuesit kanë shoprehur çdo ditë pakënaqësitë se situata sociale dhe ekonomike në vend është përkeqësuar, ndërsa kërkesa kryesore e tyre mbetet largimi i qeverisë aktuale.

Pavarësisht kësaj situate, aktualisht kryeministri Edi Rama ndodhet në Zyrih, ku ka marrë pjesë në panairin ndërkombëtar të artit bashkëkohor “Art Basel”. Aty ai ka prezantuar disa nga skulpturat e tij, në një event që mbledh artistë, koleksionistë dhe galeri elitare nga e gjithë bota.

Ky zhvillim ka ngjallur edhe më shumë pakënaqësi ne opinionin publik, pasi krijon një kontrast të fortë mes protestave në rrugët e Tiranës dhe angazhimeve personale të kryeministrit në skenën ndërkombëtare të artit.

Më herët, Rama konfirmoi se vizita në Zvicër ishte me ftesë private nga Art Basel, ku janë ekspozuar edhe veprat e tij artistike, ndërsa udhëtimi dhe qëndrimi janë paguar nga ai dhe bashkëshortja e tij.

 

Të fundit