Flash News

E-TJERA

Peshkaqeni “dhelpër” befason pushuesit në Borsh, kapet në rrjetat e peshkatarëve

Peshkaqeni “dhelpër” befason pushuesit në Borsh, kapet

Një peshkaqen i llojit “dhelpër” është kapur nga peshkatarët në ujërat e Borshit.

Sipas peshkatarëve, ky lloj peshkaqeni i kapur ishte rreth 2 metra i gjatë dhe peshonte afërsisht 35 kilogramë. Edhe pse kjo specie gjendet herë pas here në brigjet shqiptare, shfaqja e saj pranë bregut mbetet një ngjarje që zgjon kuriozitet.

Pas nxjerrjes nga deti, shumë pushues dhe banorë u mblodhën për ta parë nga afër peshkaqenin, ndërsa nuk munguan as fotografitë dhe videot që u shpërndanë në rrjetet sociale.

Peshkatarët theksojnë se Deti Jon strehon një larmi të madhe speciesh detare, por kapja e një peshkaqeni të këtij lloji nuk ndodh shpesh, çka e bën rastin të veçantë për zonën e Borshit.

 

Të fundit