Flash News

Bota

G7 në Francë/ Trump merr dhuratën e 'pazakontë' nga kancelari gjerman, si reagoi presidenti i SHBA

G7 në Francë/ Trump merr dhuratën e 'pazakontë'

Presidenti amerikan ndodhet në Francë, ku po merr pjesë në samitin e G7, një takim ku liderët botërorë po diskutojnë mbi çështjet kryesore globale, përfshirë tensionet në Lindjen e Mesme dhe marrëveshjen SHBA–Iran, e cila pritet të jetë një nga temat më të nxehta të agjendës.

Samiti vjen në një moment tensionesh diplomatike, pas përplasjeve të Donald Trump me disa aleatë kyç të Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë shprehur shqetësime për qëndrimet e tij të fundit në politikën e jashtme, shkruan The Guardian. 

Por përtej diskutimeve serioze të G7, një episod i veçantë ka tërhequr vëmendje në korridoret e samitit.

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka vendosur t’i bëjë një dhuratë të pazakontë presidentit amerikan Donald Trump, një fanellë të kombëtares gjermane të futbollit me numrin 47 në shpinë dhe emrin “Trump”, duke iu përshtatur atmosferës së Botërorit 2026.

G7 në Francë/ Trump merr dhuratën e 'pazakontë'

Sipas The Guardian, dhurata është pritur me pozitivisht nga Trump, i cili rrallëherë shfaq entuziazëm për diçka që nuk mban brandin e zakonshëm “USA! , por këtë herë duket se ka bërë përjashtim.

 

Të fundit