Flash News

E-TJERA

Eurodeputetja e PE ngre zërin për protestat në Shqipëri: Ku po shkojnë paratë publike?

Eurodeputetja e PE ngre zërin për protestat në Shqipëri: Ku

Protestat që prej ditësh po zhvillohen në Tiranë dhe në komunitetet shqiptare jashtë vendit kanë depërtuar tashmë edhe në debatet e institucioneve europiane.

Gjatë një diskutimi në Parlamentin Europian në Bruksel, eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg iu referua situatës në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët që kanë dalë në protestë po kërkojnë llogaridhënie për mënyrën se si përdoren fondet publike.

Sipas saj, shqiptarët kërkojnë jo vetëm zhvillim ekonomik, por edhe garantimin e shërbimeve bazë dhe një standard më të mirë jetese.

“Qytetarët shqiptarë kanë kërkesa të qarta. Ata duan progres ekonomik, por jo në dëm të nevojave themelore. Kur probleme si furnizimi me ujë, shërbimet shëndetësore dhe pagat mbeten shqetësim, është legjitime të shtrohet pyetja nëse paratë publike po shërbejnë për interesin e qytetarëve apo të një pakice të favorizuar”, u shpreh eurodeputetja.

Ajo njoftoi gjithashtu se në fund të muajit qershor do të zhvillojë një vizitë në Shqipëri për t’u njohur më nga afër me zhvillimet në terren dhe për të dëgjuar shqetësimet e aktorëve të ndryshëm të shoqërisë.

“Në fund të qershorit do të jem në Shqipëri për të dëgjuar zërat e qytetarëve dhe për të kuptuar më mirë situatën, në mënyrë që të identifikojmë forma konkrete mbështetjeje”, deklaroi Strolenberg.

Të fundit