Flash News

E-TJERA

Hakmarrje për një denoncim për parcelat me kanabis? Dhunohet çifti Nika në Fushë-Arrëz

Hakmarrje për një denoncim për parcelat me kanabis? Dhunohet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Arst, në bashkinë e Fushë-Arrëzit.Një çift bashkëshortësh është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas informacioneve, autorët kanë hyrë në banesën e shtetasve Skënder Nika dhe Bardhe Nika, ku dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.

Burimet bëjnë të ditur se një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me dyshimet se çifti mund të ketë denoncuar më herët parcela të mbjella me lëndë narkotike.

 Për këtë arsye, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që ngjarja të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje.

Pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit