Flash News

E-TJERA

Koçeku ngre alarmin për familjen, Policia e Shkodrës thyen heshtjen: Nuk rezulton asnjë denoncim

Koçeku ngre alarmin për familjen, Policia e Shkodrës thyen

Deputetja e pavarur e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka denoncuar publikisht se familja e saj po përballet me kërcënime, duke lënë të kuptohet se pas tyre qëndron grupi kriminal Bajri.

Megjithatë, Policia e Shkodrës deklaron se deri më tani nuk është depozituar asnjë kallëzim zyrtar lidhur me këto pretendime.

E pyetur nga Politiko.al për denoncimin e bërë publik nga deputetja, Policia e Shkodrës bëri me dije se nuk ka asnjë procedim apo njoftim të regjistruar nga Koçeku ose familjarët e saj.

“Nuk kemi asnjë kallëzim e as njoftim lidhur me këtë njoftim”, thanë burime zyrtare nga Policia.

Reagimi i Koçekut vjen pak ditë pasi ajo njoftoi largimin nga Partia Socialiste dhe vijimin e mandatit si deputete e pavarur.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo publikoi një mesazh të drejtpërdrejtë drejtuar familjes Bajri, duke pretenduar se po përballet me kërcënime ndaj familjarëve të saj.

Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkroi Koçeku.

Pas këtij reagimi ka ardhur edhe qëndrimi i avokatit të familjes Bajri, Sokol Tahiraj, i cili i ka hedhur poshtë akuzat e deputetes.

Në një reagim publik, Tahiraj deklaroi se pretendimet e Koçekut janë të pabazuara në prova dhe se çdo akuzë për përgjegjësi penale duhet të trajtohet nga institucionet kompetente.

Sipas avokatit, çdo pretendim për përgjegjësi penale duhet të mbështetet në prova konkrete dhe të vlerësohet vetëm nga organet e drejtësisë, jo përmes deklaratave publike me karakter denigrues.

Ai mohoi çdo lidhje të familjes Bajri me pretendimet e ngritura nga deputetja.

Të fundit