Flash News

Ditari i Opozitës

Foto/ Denoncon Këlliçi: Patronazhistët e Ramës po kërcënojnë qytetarët që janë kundër tij

Foto/ Denoncon Këlliçi: Patronazhistët e Ramës po

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka denoncuar sulmet dhe kërcënimet që patronazhistët e orkestruar sipas tij nga kryeministri Rama, po kryejnë ndaj qytetarëve që shprehen kundër tij.

Këlliçi ka ndarë në një postim në Facebook, kërcënimin që i është drejtuar një qytetareje e cila ka komentuar kryeministrin.

Deputeti demokrat i ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë profilet prej të cilëve sulmohen virtualisht.

Postimi i Këlliçit:

Mobilizimi nën armë që Edi Rama i ka bërë patronazhistëve duke i sulur kundër kritikëve, komentuesve online, apo protestuesve, është dhuna që po ndodh në Tiranë e kudo në Shqipëri.

Ky mesazh i dërguar sot ndaj një qytetareje që ka shprehur mendimin e saj lirisht, pa fyer askënd, thjeshtë sepse ka komentuar kryeministrin, tregon organizimin dhe agresivitetin e skuadroneve të Edi Ramës kudo.

Patronazhisti me profil anonim, se emrin dhe mbiemrin nuk ka kurajo ta shfaqë, i kërkon të heqë urgjent komentin kritik për Ramën, duke i thënë se e njeh se ku banon, madje e me çfarë merret dhe çfarë biznesi ka!

Pas inspektoriateve e strukturave represive që ka kudo në terren, që hakmerren e ndëshkojnë armiqtë e partisë, Edi Rama ka krijuar tanimë dhe policinë e internetit!

Kjo është një ngjarje shumë e rëndë.

I ftoj qytetarët të reagojnë e të bëjnë publike kërcënimet që marrin nga patronazhistët e Edi Ramës.

Ne jemi këtu dhe do të ngremë zërin e do të qendrojmë në çdo rast, në mbrojtje të lirisë e të drejtave të njerëzve.

Denonconi këdo bandit, të fshehur apo jo pas tastierës dhe profileve anonime, në mënyrë që kjo e keqe e madhe që ka kapluar vendin, të ç’rrënjoset një herë e mirë!

Foto/ Denoncon Këlliçi: Patronazhistët e Ramës po

Të fundit