Flash News
Neomalësorja dhe Neosigurimsi
Ronaldo vazhdon të sfidojë kohën, vendos rekord të ri në Kupën e Botës
Rama indinjohet me raportin e PE: O është çmendur dhe korruptuar Europa, o ka diçka që nuk shkon...
Akademikët shqiptarë jashtë vendit mbështesin protestat: Dështimet e qeverisjes kanë sjellë këtë krizë
Dhunimi i çiftit në Fushë-Arrëz, flet i lënduari: 5 persona u prezantuan si policë...
Berisha: PD mbështet protestën, Rama drejton një regjim pa legjitimitet

Kreu i opozitës takon Departamentin e Arsimit dhe akuzon qeverinë për autokraci, farsë elektorale dhe shtypje të pluralizmit.
Në një takim me Departamentin e Arsimit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD e mbështet plotësisht protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë, duke e cilësuar atë si një kauzë të drejtë kundër një regjimi autokratik që, sipas tij, nuk ka dalë nga vota e lirë.
Berisha tha se protesta lindi si reagim ndaj dhunës së ushtruar ndaj një qytetari protestues, rrethimit me tela me gjemba të komunitetit dhe mungesës së transparencës për një projekt që prek një zonë me rëndësi të veçantë mjedisore dhe biodiversiteti.
Sipas tij, protesta ka marrë përmasa të paprecedenta, duke u kthyer në një nga lëvizjet më të mëdha qytetare të viteve të fundit. Ai theksoi se Partia Demokratike nuk e organizoi protestën, por vendosi ta mbështesë fuqishëm për shkak të asaj që e konsideron një kauzë legjitime në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve.
Gjatë fjalës së tij, Berisha hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar qeverisjen e tij si një regjim autoritar që përdor institucionet shtetërore për të shtypur opozitën dhe pluralizmin politik.
Ai u shpreh se Partia Demokratike ka arritur të faktojë, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, se zgjedhjet vendore të vitit 2023 dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin “farsa elektorale”, të zhvilluara në kushtet e partisë-shtet.
PJESE NGA DEKLARATA
Edhe një herë një përshëndetje shumë të përzemërt, shpreh kënaqësinë që u takoj.
Kërkova të takohem me ju në një moment shumë kritik, në një moment kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e qytetarëve dhe intelektualëve të saj.
Një lëvizje rinore qytetare, për arsye tashmë të njohura, brutalitetit të egër, zvarritjes sikur të ishte një bishë të një qytetari që protestonte në mënyrën më paqësore, rrethimit me tela me gjemba sikur të ishte një kamp përqendrimi të një komuniteti, në shkelje më flagrante të Kushtetutës, ligjeve të vendit, por dhe ligjeve ndërkombëtare që detyrojnë qeveritë të informojnë për çdo gjë dhe të diskutojnë për gjithçka zhvillohet me komunitetin përkatës, dhe Shqipëria është palë në këtë konventë, Konventa e Aarhusit, pra, në mbrojtje të një kolonie të mahnitshme zogjsh dhe të një habitati biodiversiteti të shumë të pasur, bëri që të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë të shpërthejnë në një protestë, e cila në përmasat e saj nuk është parë kurrë në historinë e këtij vendi.
Një protestë kaq e fuqishme, kaq masive, kaq e qëndrueshme. I kalon, u them unë juve, të gjitha protestat e tjera.
Një protestë e drejtë, një protestë, e cila, po të marrim tre elementet e saj: të parin, brutalitetin ndaj qytetarit dhe shkelmimin e të drejtave të tij; brutalitetin ndaj komunitetit dhe rrethimin me tela me gjemba; dhe mungesën e plotë, 100%, të transparencës për një dosje, e cila kishte të bënte me një peizazh të mbrojtur të vendit tonë.
Në këtë kuadër, Partia Demokratike vendosi të respektojë në radhë të parë plotësisht këtë protestë, të cilën nuk e kishte thirrur ajo, por ta mbështesë atë fuqimisht, sepse kauza e saj ishte një kauzë e drejtë.
Ishte një kauzë e drejtë për arsye se veprimet ishin veprime tipike të një regjimi autokratik, të një regjimi pa legjitimitet, regjim që nuk ka dalë nga vota e lirë, dhe është në meritën më të madhe e kësaj partie, e cila arriti, në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, të vërtetojë se zgjedhjet, si të 14 majit, zgjedhjet lokale, dhe zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, ishin farsa elektorale.
U zhvilluan, siç përshkruajnë tashmë raportet ndërkombëtare, në kushtet e partisë-shtet. Zgjedhje në kushtet e partisë-shtet janë zgjedhjet e regjimeve totalitare.
Ky nuk është një regjim totalitar, por ky është një regjim që shtyp pluralizmin, përdor institucionet për shtypjen e pluralizmit, dhe ky është dallimi midis diktaturës totalitare dhe diktaturës autoritare.
Për të fituar zgjedhjet, Edi Rama, njëlloj si Zajedi i Tunizisë, arrestoi dy liderët e partive kryesore opozitare, dhe të tretin e vuri në ndjekje penale në vitin elektoral. Mobilizoi miliarda e miliarda fonde publike për të ndikuar.
Vetëm dy ditë para zgjedhjeve ai dha dhuratë për votë, 2 miliardë e 100 milionë euro gjoba dhe kamata.
Ai garantoi një listë prej 28 deputetësh me kartelin Troplini, kartelin Çela dhe kartele të tjera të drogës, organizata kriminale, saqë bëri të konkludojnë përfaqësuesit e Parlamentit Evropian se në Shqipëri rrotacionin nuk e lejon krimi i organizuar.
Të fundit
Dita e 18-të e protestës, mijëra qytetarë mbushin Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
17 Qershor 2026, 20:20
Neomalësorja dhe Neosigurimsi
17 Qershor 2026, 20:16
Ronaldo vazhdon të sfidojë kohën, vendos rekord të ri në Kupën e Botës
17 Qershor 2026, 19:52
Nga braktisja e PS te kërcënimi nga Bajrat/ Pse po hesht Rama për Marjana Koçekun?
17 Qershor 2026, 19:35
A shkon Botox-i deri në tru? Ja çfarë thonë mjekët
17 Qershor 2026, 19:00
Qeveria rrit taksën e shtëpive, dyfishim për banesat dhe deri 25% për bizneset
17 Qershor 2026, 18:48
"Dezinformuesi më i madh i opinionit publik", Tabaku i përgjigjet Ramës për raportin e PE
17 Qershor 2026, 18:19
Pse Leo Messi shpërtheu në lot pas golit të parë në Botëror?
17 Qershor 2026, 17:40
Foto/ Denoncon Këlliçi: Patronazhistët e Ramës po kërcënojnë qytetarët që janë kundër tij
17 Qershor 2026, 17:22
Goditet skema e dyshuar e mashtrimit me call center në Tiranë, 7 të arrestuar
17 Qershor 2026, 16:51
Plas debati mes Korreshit dhe Zegjine Çaushit: Hyn në Kuvend me dorëheqjen e tjetrit
17 Qershor 2026, 16:01
Pamje nga takimet në Aruba/ Biseda për kokainë, investime në resorte në Shqipëri
17 Qershor 2026, 15:03
PS reagon pas deklaratës së Koçekut për Bajrat
17 Qershor 2026, 14:51
Berisha: As Enver Hoxha s’do fliste si Rama në Berlin, protestuesit ia “nxinë fytyrën”
17 Qershor 2026, 14:41
Nga kullat te Aruba, Berisha: Dumani po fsheh lidhjet e qeverisë me krimin
17 Qershor 2026, 14:20
Protesta/ Policia procedon 16 qytetarë dhe shpall në kërkim 2 të tjerë
17 Qershor 2026, 14:01
Raporti i PE për Shqipërinë, alarm për zgjedhjet, korrupsionin, median dhe mjedisin
17 Qershor 2026, 13:46
I dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine, GJKKO lë në qeli Florian Musajn
17 Qershor 2026, 13:28
Euro “shkatërron” fasonin, fabrikat po mbyllen, lënë punonjësit pa punë
17 Qershor 2026, 13:15
Dhunimi i çiftit në Fushë-Arrëz, flet i lënduari: 5 persona u prezantuan si policë...
17 Qershor 2026, 13:04
Vdes aktori i i mirënjohur Gjergji Lala
17 Qershor 2026, 12:30
Bie nga skela në vendin e punës, plagoset 45-vjeçari në Memaliaj
17 Qershor 2026, 12:14
Eurostat: Shqipëria, e parafundit në Europë për mirëqenien
17 Qershor 2026, 12:00
Berisha: Rama e trajtoi mjedisin si plaçkë, shkatërroi parqe e zona të mbrojtura
17 Qershor 2026, 11:44
Berisha: PD mbështet protestën, Rama drejton një regjim pa legjitimitet
17 Qershor 2026, 11:34
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburantit, ulet nafta dhe benzina
17 Qershor 2026, 11:24
Kufizim i qarkullimit të mjeteve të rënda, publikohet plani i masave për sezonin veror
17 Qershor 2026, 11:20
Protesta e 18-të kundër qeverisë, qytetarët mblidhen sot para Kryeministrisë në orën 19:00
17 Qershor 2026, 11:03
Balliu: SPAK duhet të hetojë Edi Ramën, asnjë kullë nuk ngrihet pa firmën e tij
17 Qershor 2026, 11:00
Vijojnë kërkimet në Liqenin e Ulzës për 37-vjeçarin e zhdukur
17 Qershor 2026, 10:40
Gjakrrjedhja nga hunda dhe stresi: çfarë duhet të dini
17 Qershor 2026, 10:21
Shkatërrohet rrjeti i trafikut të kokainës në Athinë, 11 shqiptarë të përfshirë
17 Qershor 2026, 10:11
Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri
17 Qershor 2026, 09:58
Ndeshja Brazil–Marok theu rekordin e shikueshmërisë në Kupën e Botës
17 Qershor 2026, 09:49
Hakmarrje për një denoncim për parcelat me kanabis? Dhunohet çifti Nika në Fushë-Arrëz
17 Qershor 2026, 09:31
Aksident në Fier-Lushnjë, dy persona përfundojnë në spital
17 Qershor 2026, 09:12
Këmbimi valutor 17 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
17 Qershor 2026, 08:56
Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast
17 Qershor 2026, 08:33
Eurodeputetja e PE ngre zërin për protestat në Shqipëri: Ku po shkojnë paratë publike?
17 Qershor 2026, 08:12
17 shtete mbështesin marrëveshjen SHBA-Iran , kërkojnë zbatim të menjëhershëm
17 Qershor 2026, 07:53
Në disa zona priten reshje, si parashikohet moti sot
17 Qershor 2026, 07:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
17 Qershor 2026, 06:59
Alimehmeti: Dorëheqja e Ramës do t’i hapte rrugë një qeverie kalimtare
16 Qershor 2026, 22:51
12 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, autori ndryshon pamjen për t’i shpëtuar policisë
16 Qershor 2026, 22:22
Portugalia synon historinë në Botërorin 2026: Fernandes flet për ëndrrën e madhe
16 Qershor 2026, 21:40
"Ëndrrat e vrara në Shqipëri", pankartat pikante nga protesta e 17-të
16 Qershor 2026, 21:17
As alarm, as dalje emergjence: si jetojnë studentët në konviktet e Qytetit Studenti
16 Qershor 2026, 21:02
Debutimi i Yamal në Kupën e Botës vjen me një dedikim të veçantë
16 Qershor 2026, 20:38
Protesta/ Eurodeputetja Salis: Qeveria e Ramës nuk po mbron interesat e qytetarëve
16 Qershor 2026, 19:54
Shtyhet orari i protestës, shkak temperaturat e larta
16 Qershor 2026, 19:15
Këto 3 shenja horoskopi konsiderohen shoqëruesit idealë për pushime
16 Qershor 2026, 18:54
Me flamurin kuq e zi, turistët i bashkohen protestës kundër Ramës
16 Qershor 2026, 18:31
Zbulohet destinacioni sekret në Europë ku pritet të firmoset marrëveshja SHBA–Iran
16 Qershor 2026, 18:20
SPAK “ngrin” luksin e grupit kriminal, sekuestrohet 150 milionë euro pasuri
16 Qershor 2026, 17:44
Zhupa: Shumë shpejt Berisha do të ketë takime në SHBA
16 Qershor 2026, 17:22
Kombëtarja e Uruguait nën lupën amerikane, kontrolle me qen antidrogë dhe detektorë
16 Qershor 2026, 17:11
SPAK zbardh itinerarin e kokainës, ja episodet kryesore të trafikut të d*ogës
16 Qershor 2026, 16:53
Trump: Marrëveshja e thotë qartë se Irani nuk do të ketë armë bërthamore
16 Qershor 2026, 16:27
Pse truri ynë nuk funksionon në situata me presion të lartë
16 Qershor 2026, 16:19
Botërori 2026 premton spektakël, çerekfinalet “e zjarrit” që mund të prodhojë turneu
16 Qershor 2026, 16:10
Kush është Shpëtim Aliu, hallka kyçe e trafikut të kokainës që fshihej pas emrit “Salvadore”
16 Qershor 2026, 15:48
Si të qëndroni të sigurt gjatë udhëtimeve në vapë ekstreme
16 Qershor 2026, 15:39
"Si Gen Z, më pëlqen shumë bluza që ke veshur", si nisi përplasja e Neomalësores me Ramën?
16 Qershor 2026, 15:37
Kush është Dritan Gjika, mafia shqiptare e trafikut të drogës në Ekuador
16 Qershor 2026, 15:16
Zjarr me përmasa të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan
16 Qershor 2026, 14:43
Nga Dritan Gjika te Armando Pacani, publikohen emrat e të akuzuarve për trafikun e kokainës
16 Qershor 2026, 14:28
Kur dashuria mbaron, por lidhja vazhdon: pse ndodh kjo te disa burra?
16 Qershor 2026, 14:07
Ikona e Botërorit sinjalizon fundin e karrierës pas Kupës së Botës 2026
16 Qershor 2026, 13:53
Shoqëria civile e rreme dhe ajo e vërteta
16 Qershor 2026, 13:46
U dënua me 15 vite burg për trafik droge drejt Italisë, GJKKO lë pas hekurave Moisi Habilaj!
16 Qershor 2026, 13:40
Tabaku: Zëri i protestës së qytetarëve po dëgjohet dhe në Parlamentin Europian
16 Qershor 2026, 13:14
Deputetët e PD takojnë McAllister në Parlamentin Europian, në fokus integrimi i Shqipërisë
16 Qershor 2026, 13:07
Berisha: Dumani po fsheh qeveritarët e Arubës për të mbrojtur Ramën
16 Qershor 2026, 12:58