Flash News

E-TJERA

Ish-ministri i Ramës: Atdheu ynë ka nevojë për një shkundje, kërkon strategji dhe guxim

Ish-ministri i Ramës: Atdheu ynë ka nevojë për një

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas publikimit të një deklarate të nënshkruar nga 123 akademikë, profesorë dhe studiues shqiptarë nga vende të ndryshme si Gjermania, Britania e Madhe, SHBA, Zvicra, Italia dhe të tjera, të cilët shprehën mbështetje për protestat dhe kërkesën për ndryshime në vend.


Bushati shkruan në rrjetet sociale se angazhimi i elitës akademike shqiptare jashtë vendit përbën një akt të rëndësishëm përgjegjësie qytetare dhe patriotike, duke theksuar rolin e diasporës në proceset e ndryshimit demokratik në vend.

Bushati shkruan se se procesi i ndryshimit demokratik nuk është individual, por një përpjekje kolektive që kërkon organizim, ide dhe angazhim të vazhdueshëm.

"Nuk ka gjë më patriotike sesa kur ajka e kombit në diasporë shpreh gadishmërinë për ripërtëritjen demokratike, një model të ri politik, ekonomik e social për vendin. Për një patriotizëm të ri që mbron dhe promovon demokracinë në çdo sferë të pushtetit dhe shoqërisë.

Në thelb të të cilit është siguria e qytetarëve, të drejtat e tyre, mundësitë e barabarta për të gjithë, një ekonomi që bazohet në dije, solidariteti dhe kohezioni social.
Beteja për ripërtëritjen demokratike të vendit nuk ka qenë kurrë e lehtë dhe as përpjekje e një personi të vetëm. Përkundrazi, është betejë e përditshme kolektive që kërkon strategji, përqendrim forcash, etikë, ide dhe guxim. Atdheu ynë ka nevojë për një shkundje. Kontributi i diasporës është i pazëvendësueshëm", shkruan Bushati. 

Të fundit