Flash News

E-TJERA

Pendohet Marjana Koçeku, kërkon falje për fadromat e Ramës në Theth një vit pas aksionit

Pendohet Marjana Koçeku, kërkon falje për fadromat e Ramës

Një vit pas aksionit në zonën e Thethit, deputetja Marjana Koçeku ka shprehur pendesë për mbështetjen që i dha aksionit të inicuar nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, për shembjen e disa godinave. 

Në rrjetet sociale, ajo kërkon falje publike ndaj banorëve të Thethit dhe thekson se ka qenë një ndër goditjet ma të mëdha emocionale që ka marrë në jetën e saj. 

"I kërkoj falje prej zemre Thethit.
Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme.
Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet.
S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye", shkruan Koçeku. 

Pendohet Marjana Koçeku, kërkon falje për fadromat e Ramës

Kujtojmë se Koçeku asokohe, e sapo emëruar deputete doli hapur në mbështetje të aksionit, pasi siç shkruante në rrjete sociale shqetësimi kryesor ishte ruajtja e imazhit.

Pendohet Marjana Koçeku, kërkon falje për fadromat e Ramës

Kujtojmë se Koçeku pak ditë më parë u largua nga grupi parlamentar i PS dhe kaloi si deputete e pavarur. 

Sakaq, një ditë më parë publikoi një denoncim tronditës në rrjetet sociale, ku paralajmëronte fisin e Bajrave që të rrinte larg familjes së saj, pasi linte të kuptohej se të afërmit e saj ishin kërcënuar me jetë.

 

 

 

Të fundit