Flash News

E-TJERA

Shehaj kundër kërkesave të protestuesve: Në zgjedhje do shkojmë me Ramën

Shehaj kundër kërkesave të protestuesve: Në zgjedhje do

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është shprehur kundër kërkesave të protestuesve për largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se zgjidhja duhet të vijë përmes procesit zgjedhor.

Në një prononcim për gazetarët nga oborri i Kuvendit, Shehaj theksoi se ata që presin shpëtimin tek një qeveri e mundshme teknike apo tranzitore, pra një nga kërkesat e protestuesve, nuk ka asnjë shans që kjo të ndodhë.

Kujtojmë se Shehaj tentoi të bëhej pjesë e protestës, por qytetarët nuk e lejuan. 

Pjesë nga deklarata: 

Shehaj: Për të gjithë ata që presin dhe e shikojnë shpëtimin tek një qeveri e mundshme teknike apo tranzitore, nuk ka asnjë shans që kjo të ndodhë. Sepse ata që janë aty në atë parlament nuk kanë për të votuar kurrë një kryeministër të ndershëm. Mund të zgjedhin kë të duan, mund të zgjedhin më të mirin që ka Shqipëria, mund ta sjellin edhe nga jashtë. Ata aty janë për t'i shërbyer të korruptuarve, t'i shërbejnë Edi Ramës, Taulant Ballës, kësaj qeverie të korruptuar, oligarkëve, krimit të organizuar dhe jo qytetarëve shqiptarë. E vetmja zgjidhje është... janë zgjedhjet e parakohshme. Duhet që sa më shpejt ky parlament të shkrihet dhe të zgjidhen njerëz që përfaqësojnë qytetarët, që përfaqësojnë protestuesit. Aty ka protestues, ka qytetarë të thjeshtë që nuk kanë lidhje me këtë llum që është në parlament.

Gazetari: Si do shkojmë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër se protestuesit kanë kërkuar tjetër zgjidhje, një qeveri teknike tranzitore. Ju besoni që mund të shkojmë në zgjedhje me Edi Ramën?

Shehaj: Protestuesit... atëherë unë besoj, unë besoj që ka vetëm një zgjidhje dhe këto janë zgjedhjet. Unë besoj që nuk e vendosim ne sepse është në dorë të këtij parlamenti se si do vehet në zgjedhje dhe këtë parlament e kontrollon Edi Rama. Kështu që të gjithë ata që mendojnë se mund të vehet në zgjedhje të parakohshme pa pëlqimin e Edi Ramës, nuk ka asnjë shans që kjo të ndodhi.

Të fundit