Flash News

E-TJERA

Nga Gjiknuri, Samir Mane, Baton Haxhiu, SPAK thërret mbi 30 dëshmitarë për cështjen Meta-Kryemadhi

Nga Gjiknuri, Samir Mane, Baton Haxhiu, SPAK thërret mbi 30

SPAK ka kërkuar të thirren mbi 30 dëshmitarë në lidhje me cështjen Meta-Kryemadhi. 

Ndër emrat që bien në sy janë ish ministra, deputetë të PS-së, apo ish deputetë që asokohe përfaqësonin LSI-në si Damian Gjiknuri, biznesmeni i njohur Samir Mane, analisti Baton Haxhiu, ish deputeti Nasip Naço, ish deputetët Endrit Brahimllar dhe Ralf Gjoni etj. 

Disa nga dëshmitarët e kërkuar nga SPAK:

Jozef Hajse, Ervis Mataj, Ardian Shatku, Pirro Xhixho, Ema Çoku, Esmeralda Shkjau, Ardian Shatku, Kastriot Ismailaj, Vojsava Ismailaj, Milena Harito, Perparim Spahiu, Sokol Hysenaj, Majlind Lazimi, Agron Cela, Luan Rama, Endrit Brahimllari, Samir Mane, Petrit Vasili, Spartak Braho, Ilir Kulla, Fatos Mahmutaj, Theodhori Çami, Nasip Naco, Vangjel Tavo, Lindita Troka, Baton Haxhiu, Erjol Brahimllari, Damian Gjiknuri, Ralf Gjoni.

Ish-çifti Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim të parave dhe fshehjes së pasurisë, lidhur me çështjen CEZ-DIA dhe kontratat e lobimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Të fundit