Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës, Klosi i paqartë: Nuk artikulojnë se çfarë duan

Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës, Klosi i paqartë:

Edhe pse qytetarët e kanë shprehur qartë se duan largimin e Ramës, për Blendi Klosin mbetet e paqartë arsyeja e revoltës.

I ftuar në “Trialog” në RTSH, sekretari i Përgjithshëm i PS shprehet se nuk është e qartë se çfarë artikulojnë protestuesit.

“Protesta nuk arrin të artikulojë se çfarë kërkojnë, thonë që të rrëzohet qeveria e të ikë klasa politike dhe të vijë një klasë e re politike. Mund të jetë e bukur dhe vetë klasa politike e thotë duhet ripërtëritje, rinergjenzim. Por që të dalë një zë publik dhe të kemi themi të kemi një arsye pse njerëzit do të duhet të besojnë që të largohet kjo klasë politike dhe ta marrë kjo klasa e re që nuk është politike por do që të bëhet politike”, u shpreh Klosi.

Të fundit