Flash News

E-TJERA

Gjendet pas disa ditësh kërkime trupi i të riut që u mbyt në Liqenin e Ulzës

Gjendet pas disa ditësh kërkime trupi i të riut që u mbyt

Pas disa ditësh kërkimesh, është gjetur mbrëmjen e kësaj të marte trupi i pajetë i 37-vjeçarit Armando Zajzi, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 15 qershor në Liqenin e Ulzës.

Sipas të dhënave paraprake, Zajzi, banues në Laç, dyshohet se ka rënë në ujë pasi humbi kontrollin e mjetit lundrues që po drejtonte. Që prej momentit të ngjarjes, forcat e kërkim-shpëtimit zhvilluan operacione intensive për lokalizimin e tij.

Policia bëri me dije se trupi i 37-vjeçarit u gjet në ujërat e liqenit, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

"Në vijim të informacionit paraprak që ka të bëjë me ngjarjen e datës 15.06.2026, të ndodhur në Liqenin e Ulzës, ku shtetasi A. Z., 37 vjeç, banues në Laç, dyshohet se u mbyt pasi humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe ra në ujë, ju informojmë se:

Pas dy ditësh kërkime intensive, rreth orës 20:00 të ditës së sotme, shërbimet e njësisë së polumbarëve të RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, Forcat e Armatosura, Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, forca vullnetare dhe familjarë, bënë të mundur gjetjen, nxjerrjen nga liqeni dhe identifikimin e trupit të pajetë të shtetasit A. Z.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e veprimeve dhe ekspertizës mjekoligjore", njofton policia.

Të fundit