Flash News

E-TJERA

Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergji Lala

Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergji Lala

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Gjergji Lala, një prej emrave të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar.

I lindur në Lushnjë, Lala i kushtoi dekada të tëra artit, duke u dalluar për interpretimet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai do të mbahet mend veçanërisht për rolin e Mihal Gramenos në filmin “Liri a Vdekje”, një nga interpretimet më të spikatura të karrierës së tij.

Gjatë jetës artistike, ai mori pjesë në një sërë filmash dhe shfaqjesh teatrore, duke lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e kinemasë shqiptare. Prej vitesh kishte jetuar në Itali, ku kishte vijuar aktivitetin e tij artistik edhe në projekte të ndryshme filmike dhe televizive.

 

Të fundit