Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama thërret mbledhje të zgjeruar grupi, në fokus edhe largimi i Koçekut

Rama thërret mbledhje të zgjeruar grupi, në fokus edhe largimi i

Të shtunën, kryeministri Rama ka thirrur një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar të PS. Mbledhja do të mbahet në Pallatin e Brigadave në orën 10:00.

Takimi i socialistëve vjen në një moment kritik me qeverinë e cila po përballet me protestën qytetare prej 19 ditësh, ku protestuesit po kërkojnë largimin e Ramës.

Po ashtu, një pikë kyçe është edhe largimi i Marjana Koçekut nga grupi i PS. Deri tani, Rama ka zgjedhur të mos flasë për këtë çështje, ndërsa pritet për t’u parë çfarë do të diskutojë në mbledhje.

Të fundit