Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Seanca e Kuvendit u drejtua me SMS, deputetëve të opozitës iu mohua fjala

Bardhi: Seanca e Kuvendit u drejtua me SMS, deputetëve të

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se seanca e Kuvendit është drejtuar me SMS.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi u shpreh se kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk po vepronte në mënyrë të pavarur gjatë seancës, por udhëhiqej përmes komunikimeve të brendshme dhe ndikimeve politike.

Sipas tij, deputetëve të opozitës iu është mohuar e drejta për të folur për çështje procedurale, ndërsa kryeministri është kritikuar për mungesën në seancë dhe për mosdhënie llogarie lidhur me kërkesat e qytetarëve që po protestojnë prej ditësh.

“Në mënyrë të paprecedentë, kryetari i Kuvendit i mohoi fjalën në bllok deputetëve të opozitës që kishin kërkuar të drejtën e tyre për të folur për procedurë. Kryeministri duhet të paraqitet në seancë plenare për të dhënë llogari mbi kërkesat që qytetarët protestojnë prej 18 ditësh. Arsyeja e dytë ishte propozimi që unë do të bëja në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PD për të shtuar në rendin e ditës diskutimet mbi raportin e votuar dje me shumicë dërrmuese nga PE. Kuvendi nuk duhej të kishte asnjë temë tjetër diskutimi. Të mbyllësh Kuvendin që të mos kenë mundësi deputetët e opozitës t’i japin zë qytetarëve, kjo mund të ndodhë vetëm nga një kukull si Niko Peleshi, i Taulant Ballës. Sot seanca drejtohej me SMS. Taulant Balla ka marrë fjalën sa herë ka dashur. Një gënjeshtar i faktuar si Taulant Balla që ka gënjyer Ramën prandaj dhe Rama bëri gafën, dje PE i ka bërë thirrje Ramës dhe mazhorancës socialiste të shfuqizojë ndryshimet për ligjin në zonat e mbrojtura”, tha Bardhi.

Të fundit