Flash News

E-TJERA

"Mos ma drejto gishtin mua", ndërpritet sërish seanca parlamentare

"Mos ma drejto gishtin mua", ndërpritet sërish seanca

Ndërpritet sërish seanca parlamentare për shkak të tensioneve në sallë dhe debateve mes mazhorancës dhe opozitës. 

Deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur të bllokuar foltoren e Kuvendit,  ndërsa drejtuesi i saj, Niko Peleshi, është detyruar të japë një tjetër pushim prej 15 minutash.

Ai kujtoi se më herët kishte dhënë edhe një pushim për të ulur tensionet, por situata në sallë mbeti e acaruar.

“Mos e prishni seancën, të vijojmë procedurën. Nuk e shpërndani ju fjalën. Në zbatim të rregullores së pari duhet të uleni dhe foltorja nuk bllokohet.

Nuk merret fjala me dhunë. Ju dhashë 5 minuta pushim për qetësim, për meditim. Mos më tregua mua me gisht”, u shpreh Peleshi.

Të fundit