Flash News

E-TJERA

“Zoti Bideja” ndez Kuvendin, PD bllokon fjalën e Ardit Bidos, ndërpritet seanca

“Zoti Bideja” ndez Kuvendin, PD bllokon fjalën e Ardit Bidos,

Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione mes deputetëve të opozitës dhe shumicës, ku deputeti Ardit Bido nuk është lejuar të vijojë fjalën e tij në foltore.

Pas marrjes së fjalës për procedurë, Bido u ndërpre nga deputetë të Partisë Demokratike, të cilët nuk e lejuan të vijonte diskutimin.

Flamur Noka i vendosi një fletë përpara fytyrës, duke e thirrur “o zoti Bideja”.

“Shohim absurditete të mëdha… flasin për të drejtat e protestuesve njerëz që janë qartazi në shkelje të kodit të sjelljes”, u shpreh ai.

Për shkak të situatës së krijuar dhe pamundësisë për vijimin normal të seancës, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ndërpreu punimet dhe kërkoi një pushim prej 5 minutash.

Të fundit