Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tensione para Kuvendit, protestuesit përballen me deputetin socialist: O hajdut!

Tensione para Kuvendit, protestuesit përballen me deputetin socialist: O

Situata është tensionuar paraditen e sotme në ambientet përpara Parlamentit, ku një grup protestuesish janë mbledhur duke shprehur pakënaqësi ndaj deputetit të PS-së për Vlorën, Ardit Bido.

Gjatë protestës, disa prej tyre i janë afruar deputetit duke e akuzuar verbalisht dhe duke i drejtuar thirrje ofenduese. Në këto momente, Bido është përfshirë në një debat të shkurtër me protestuesit, duke iu drejtuar me pyetjen se për çfarë akuzash konkrete flisnin.

Situata ka marrë më shumë tension kur turma është afruar pranë tij, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për ta larguar nga zona dhe për të garantuar sigurinë.

 

Të fundit